Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Trump: SHBA-të do të jenë të kënaqura nëse Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

schedule07:33 - 19 Maj, 2026

schedule 07:33 - 19 Maj, 2026

Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të ishin “të kënaqura” nëse do të arrinin një marrëveshje me Iranin që e pengon Teheranin të pajiset me armë bërthamore.

Presidenti amerikan foli disa orë pas një postimi në Truth Social në të cilin tha se kishte shtyrë një sulm ushtarak të planifikuar për nesër për të lejuar vazhdimin e negociatave, shkruan Sky News.

“Kemi pasur diskutime shumë të gjera me Iranin dhe do të shohim se çfarë do të sjellin ato”, tha Trump.



“Nëse mund të arrijmë një marrëveshje ku asnjë armë bërthamore nuk do të bjerë në duart e Iranit, dhe nëse ata janë të kënaqur, ndoshta edhe ne do të jemi të kënaqur”, shtoi ai.

Trump  del;aroi se kishte rënë dakord të ndalonte sulmet për “dy ose tre ditë, një periudhë të shkurtër kohore”.

“Kemi pasur periudha kohore kur kemi menduar se do të ishim pothuajse afër arritjes së një marrëveshjeje. Nuk funksionoi, por kjo është paksa ndryshe”, theksoi presidenti.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të rifillojë sulmet ndaj Iranit pas një armëpushimi të arritur më 8 prill, përfshirë edhe dje kur tha se “ora po ecën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!