Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën për mini-Shengenin ballkanik ka adresuar mesazhe të forta drejt politikanëve në Kosovë.
Rama nuk e ka mirëpritur refuzimin e Kosovës, po ashtu edhe deklaratat nga Prishtina zyrtare. Rama ka theksuar se është i keqardhur për deklaratat, të cilat i ka cilëusar si pjesë të politikës së brendshme për një rrugë qorre siç e quan ai.
“Sot me këtë nismë ne po themi të hapim kufijtë. Do të ishte e papranueshme nëse mungesa e Kosovës do të ishte rezultat i ndonjë kushti të vendosur nga Serbia. Nuk ka asnjë kusht. Çfarë fiton Kosova duke mos ardhur. Më vjen shumë keq për deklaratat. Janë deklarata për politikë të brendshme për një rrugë që unë e konsideroje qorre për Kosovën.
Kosova nuk ka nevojë për izolim dhe vetëpërjashtim. Nuk ka nevojë për një garë të brendshme se kush është më refuzues ndaj proceceve të integrimit dhe gjithpërdshirjes. Nuk ka nevojë të bëjë të pakënaqurin ndaj atyre që e mbështeten pa kushte në ditët me të vështira. Sot janë katër vendet më të mëdha që e mbështeten pa kushte.Nëse Kosova ka nëvojë sot për integrim kjo është rruga. Padiskutim kjo nuk bëhet për pushtet apo për vota, po të kishte për pushtet dhe për vota mbase nuk do ishim këtu sot. Kjo bëhet për të ardhmen, për njerëzt e zakonshëm që merren me sipërmarrje”, tha kryeministri.



