Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Jemi në një fazë delikate, tani rreziku jemi vetë ne

schedule19:53 - 13 Prill, 2020

schedule 19:53 - 13 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetin social “Facebook”  u shpreh se në këtë situatë të vështirë është e rëndësishme të shpëtohen jetë njerëzish, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të bëjnë durim.

Rama u shpreh se tashmë kemi hyrë në një fazë shumë delikate ku rreziku tani jemi ne vetë. Gjithashtu ai theksoi se sot sulmi armik nuk e futi dot vendin në vallen e frikshme të vdekjes.



“Nuk mund dhe nuk duhet të harrojmë që sot halli që na bashkon të gjithëve është mbrojtja e jetës. Hallet e tjera janë të rëndësishme sa të duash, por të gjitha bashkë ti mbledhësh nuk janë aq të mëdha nëse nuk funksionon zinxhiri i solidaritetit.

Që nga dita e parë dhe në vijim duhet dhe do të bëjmë çmos që askujt të mos i mungojë ndihma ekonomike. Nga kjo luftë do të dalim të dëmtuar, por nuk mund të dalim të shkatërruar. Kemi ngritur një grup ekspertësh për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19. I kam kërkuar opozitës të bashkojmë forcat, por nuk janë ulur armët e luftës për pushtetin e radhës. Partia që duhet të fitojë është Shqipëria.

Le ti flasim popullit me një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptare. Le të bëhemi njëherë thjesht shqiptarë pa asnjë qëllim politik. Asnjë betejë nuk fitohet pa parime të qartë dhe pas asnjë strategji të përbashkët. Qëllimi është i thjeshtë të fitojmë luftën me sa më pak humbje jetësh dhe sa më pak dhimbje nga kjo pandemi globale. Paketa e parë na ndihmoi që në fillimet e saj. Ndihma ekonomike u dyfishua.

Goditjet kanë qenë valë valë, sot kjo paketë do të mbështesë përveç atyre të parëve plot 176 mijë të tjerë, individë dhe të tjerë të cilët nuk janë të goditur në të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori, për të përballuar këtë 40 ditësh vendimtar deri në fund të majit.

Sepse ne besojmë se kurba do të shkojë në ulje dhe do të lëvizim jashtë perimetrit ku jemi sot por me shumë kujdes dhe duke kthimin në punë. Por në do të jemi gati për paketën e tretë mes datave 20-25 maj. Duke nisur me kthimin në punë, por në ksuhte strikte. Ne do të jemi gati edhe për paketën e tretë.

Është pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 10 mijë punonjës turizmi, 66 mijë punonjës që janë larguar pezulluar nga biznesi i madh, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të goditjes indirekte dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ne vëmë në dispozicion 40 milionë dollar dhe çdo individi në këtë kategori do t’i japim 400 mijë lekë. Po kështu për punonjësit që kanë humbur punën, do vëmë në dispoziocion 26 milionë dollar, ku do marrin nga 400 mijë lekë.

Në listën e individëve që do të ndihmohen janë dhe 10 mijë punonjës në sektorin e turzmit, që do të marrin 400 mijë lekë, për këto japim 4 milionë dollarë të tjera.

Paketa e zgjeruar adreson nevojën për pak frymëmarrje. Në total paketa është 70 milion dollar që është një shumë e konsiderueshme e cila ju shkon të gjithë atyre që e kanë të nevojshme që sot të mbështeten.

Rama gjithashtu theksoi se do të nisë sërish plani i riatdhesimit dhe fluturimet do të nisin nga Roma, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të prenotojnë hotelet ku duhet të vetëkarantinohen.

“Kemi gati planin për të hapur plan riatdhesimit dhe sipas gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet nga Roma. Do prenotojnë vetë hotelin përkatës si struktura karantine. Këtë luftë kemi vetëm një rrugë. Atë që duhet si rruga më e gjatë, kjo është rruga ta fitojmë me nder dhe shëndet”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!