Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura me grupin parlamentar socialist.
I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se rasti i Spiropalit është “një kambanë alarmi” për Partinë Socialiste, duke sugjeruar se brenda saj ka individë që nuk janë udhëhequr nga parime politike, por nga interesa personale. Sipas tij, fenomeni që përfaqëson Spiropali nuk lidhet me një debat të mirëfilltë politik apo me alternativa programore, por me pakënaqësi individuale.
Çupi ngriti gjithashtu shqetësimin për atë që e cilësoi si prani të nepotizmit dhe lidhjeve me burime të administrimit të financave publike, duke theksuar se këto elemente përbëjnë rrezik për integritetin e institucioneve dhe vetë partisë. Ai argumentoi se figura publike, veçanërisht ato që kanë mbajtur poste të larta, duhet të japin llogari përpara publikut për mënyrën si kanë ushtruar detyrën.
“Është një kambanë në PS që diçka ka ndodhur. Ka ndodhur që shumë nesër në PS kanë hyrë pa parime. Duket që kanë hyrë vetëm për përfitime personale. Spiropali në vetvete ka hyrë vetëm për përfitime personale. Dy “Mamicat” që kishte PS, vinin nga tatimeve dhe doganat. Origjinat nga paraja publike janë tejet të rrezikshme. Spiropali edhe kur ishte kryetare e parlamentit ishte shumë abuzime me fondet publike. Spiropali është investim i publikut.
Ky investim do të thotë që ajo duhet të paraqitet përpara publikut, që duhet të paraqesë ose paaftësi ose korrupsion. Ka një problem tjetër në PS, që ka shumë nepotizëm. Është tjetër gjë kritika dhe analiza në shkrim, propozimi në parti. Nga fenomeni Spiropali ne nuk kemi asgjë politike, kemi vetëm një hidhnake, që ka ndalë mbrapa shtëpisë dhe gjuan me gurë për të thyer tjegullat e shtëpisë.
Spiropali nuk ishte e denjë për përfaqësimin e Shqipërisë si ministre e Jashtme edhe për shkak edhe të paraqitjes së saj. Ishte e mbushur me botox”, tha analisti.


