Rama: Do e bëjmë Shqipërinë gur i rëndë në vend të vet, jam kryeministri që kam udhëtuar më shumë

schedule16:01 - 12 Prill, 2021

schedule 16:01 - 12 Prill, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi nga Cërriku se është kryeministri që e ka shëtitur Shqipërinë për punë, më shumë se të gjithë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku.

“Ne do ta bëjmë Shqipërinë gur të rëndë në shtëpinë e vet. Sot fëmija e një çobani vjen nga maja a malit shkon në Universitet para fëmijës së një deputeti., Nuk ka fëmijë universiteti që t’ia zërë vendin nëse e ai e meriton. Ka shumë gjëra që janë në ndërtim e sipër. Të vazhdosh të ndërtosh deri në fund është më e vështirë se të thuash lëre se deri këtu isha. Një fjalë e urtë e popullit thotë, të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh diçka tjetër, atëherë je budalla. Nuk e kam të metën që kur mbarojnë zgjedhjet t’u kthej kurrizin njerëzve. E kam shëtitur Shqipërinë për punë më shumë se të gjithë tjerët bashkë që kur është ndërtuar shteti shqiptar”, tha Rama.

Rama u shpreh se Shqipëria do të bëhet një vend që eksporton energji, dhe për këtë janë gjetur financimet. Ai tha se PS nuk i ka ndarë qytetarët në të majtë dhe të djathtë për të gjitha reformat që janë ndërmarrë.

 

“Shqipëria do të bëhet vendi që eksporton energji. Do ketë mundësi të krijojë rezervë në strukturën që do të ndërtojmë për të cilën janë gjetur financimet.

Ne kemi qenë të bashkuar me njerëzit. Nuk i kemi ndarë njerëzit në tanë dhe të atyren. Nuk kemi bërë një skemë për naftë pa taksa vetëm për socialistët. Nuk e kemi bërë taksën zero për bizneset e vogla vetëm të socialistëve por për të gjithë qytetarët që në mëngjes fillojnë punën”, deklaroi Rama.

Rama ironizoi edhe grumbullimet e Partisë Demokratike duke theksuar se PS nuk do që shqiptarët të humbasin jetën për zgjedhjet, për të respektuar deri në fund detyrimin ndaj demokracisë.

“Nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetë për zgjedhjet. Duam ta respektojmë deri në fund detyrimin ndaj demokracisë për të shkuar në ditën e gjykimit të popullit me votë. Duam të fitojmë luftën me armikun e padukshëm. Është një luftë ku ne kemi marrë avantazhin dhe po i kthen buzëqeshjen gjysheve dhe gjyshërve.

Ne do të dalim siç ju kam thënë në krye të herës, të fituar dhe më të fortë. Ne do bëjmë fushatë elektorale dhe do bëjmë ato që duam të bëjmë ende., Në themelin e 25 Prillit ka një pyetje të qartë. Do vazhdojmë të ngjitemi me sfidat ku duam ta çojmë Shqipërinë. Cërriku sot me atë dje nu ka asnjë krahasim. Por nëse e krahasojmë me të ardhmen përsëri nuk ka asnjë krahasim. Prandaj duhet të punojmë më fort.

Pashë disa fytyra të njohura që i kam parë bashkë dhe i kam parë edhe më parë. Historia tregon se kur humbasim të gjithë dhe fitojnë ata që shikojnë vetëm interesat e tyre dhe të klanit të tyre. Kur ndahemi humbasin edhe socialistët edhe demokratët që në mëngjes shkojnë për të punuar tokën dhe për të hapur dyqanin. Vetëm ne pavarësisht të metave tona e dimë shumë mirë jo vetëm ku duam të shkojmë por edhe si shkohet aty ku duam. Më 25 Prill testohet karakteri ynë si shoqëri përballë sfidave që kemi“, u shpreh kryeministri./mv.abcnews.al