Rama-Basha-Meta-Veliaj bëhen bashkë në festën e SHBA

schedule08:52 - 4 Korrik, 2020

schedule 08:52 - 4 Korrik, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e organizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, 3 ditë më parë të organizuar në rezidencën e saj.

Pjesëmarrës në darkë, ishin vetëm 16 persona, figurat kryesore të politikës të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, dhe staf i Ambasadës.

Siç duket në foto presidenti Ilir Meta ka shkuar në darkë me vajzën e tij të madhe, Borën.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi qëndrojnë të vetëm krah njëri-tjetrit.

Në anën tjetër, qëndrojnë krah njëri-tjetrit, kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ambasadorja Kim, krahas fotove ka postuar një mesazh falënderues për krerët e politikës që ishin të pranishëm në përvjetorin e 244-t të SHBA.

“E nderuar të festojë 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA me presidentin Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçin, Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet e mira dhe shpresoj që vitin tjetër të festojmë më shumë”, shkruan Kim.

Ambasada Amerikane organizoi festime më 1 korrik, ditë që ambasadorja Yuri Kim ftoi një grupim të vogël njerëzit në rezidencën e saj për të mbajtur festimet duke bërë bashkë krerët e politikës shqiptarë./abcnews.al