Rama: 600 të shkarkuar pas ankesave në portal

schedule14:11 - 24 Prill, 2019

schedule 14:11 - 24 Prill, 2019

Në aktivitetin e përjavshëm të organizuar në kryeministri për dëshminë e rasteve të zgjidhura përmes portalit shqipëriaqëduam.al, kryeministri Edi Rama theksoi arritjet e këtij portal dhe nxiti qytetarët të vijojnë denoncimet.

Qytetari: “Kisha 3 vjet që vija lart e poshtë dhe nuk merrja zgjidhje, u detyrova pastaj te portali dhe e zgjidha brenda 10 ditësh”.

Janë këto tregime dëshmia më e qartë sipas kryeministrit Rama, e marrëdhënies më të drejtpërdrejtë mes qeverisë dhe qytetarëve, në zgjidhjen e problemeve që nuk gjejnë zgjidhje në rrugën e tyre. E nuk mbaron me kaq thekson ai.

”Pas zgjidhjes vjen hetimi dhe personat përgjegjës marrin ndëshkimin që meritojnë. Janë sot mbi 600 individë të pushuar. Miku i famshëm që ishte ilaçi tradicional që duhet të zgjidhte probleme që duhet t’i zgjidhte shtetit, sot ka pamjen dhe trajtën e vet qeverisë. Është qeveria miku më i madh i atij që shkruan”.

Arritjet e platformës, i komunikon vetë.

“Numri total i adresimeve në platformë që janë ankesa, kërkesa, opinione ka kaluar 41 mijë dhe po i afrohet 30 mijëshit numri i rasteve të zgjidhura”.

Për këto arsye i këshillon kujtdo që të gjejë të drejtën e tij përmes ankesave apo denoncimeve në portalin shqipëriaqëduam.al. /abcnews.al