Qytetarët lëvizin lirshëm në Shkodrën e “kuqe”, nesër falet Bajrami dhe mbahet mesha e parë me besimtarë

schedule11:30 - 23 Maj, 2020

schedule 11:30 - 23 Maj, 2020

Shkodra është një zonë e kuqe nga koronavirusi, por qytetarët duket se është një ditë normale sot duke lëvizur lirshëm.

Nuk janë ruajtur distancat dhe nuk është parë një bindje ndaj urdhrit të ministres dhe qeverisë.

Qarkullimi është i lirë, si një ditë krejt e zakonshme. Edhe baret e restorantet vijojnë të jenë të hapura.

Për sa i përket festët së Bajramit ditën e nesërme, myftinia e Shkodrës do të njoftojë në orët në vijim se si do të bëhet falja e namazit.

Ndërkohë që edhe kisha katolike ka njoftuar mbajtjen e meshës ditën e nesërme cka bie në kundërshit me urdhrin e ministres dhe qeverisë për kufizimet. /abcnews.al