Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Punimet nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut/ Rama: Investim që përmirëson qarkullimin dhe rrit sigurinë

schedule08:05 - 6 Maj, 2026

schedule 08:05 - 6 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punës, nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se po përfundon shtresa e dytë asfaltike në këtë segment të rëndësishëm në hyrje të Shkodrës.

Siaps Ramës, ky është një investim që përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe rrit sigurinë për qytetarët dhe vizitorët.



“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut, ku po përfundon shtresa e dytë asfaltike në këtë segment të rëndësishëm në hyrje të Shkodrës, një investim që përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe rrit sigurinë për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!