PSG “tremb” Manchester United, Al Khelaifi pranon interesimin për yllin e “Djajve të Kuq”

schedule10:11 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 10:11 - 9 Dhjetor, 2022

Manchester United ka vendosur të vazhdojë procedurat për të vazhduar kontratën e Marcus Rashford, e cila skadon verën e ardshme, megjithatë klubi anglez ka një pengesë të madhe përpara, interesimin e PSG-së.

Këtë gjë, e ka konfirmuar vet pronari i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi në deklaratat e tij për “Sky Sports”.

“Rashford është një futbollist fantastik. Çdo ekip do ta donte ta merrte atë, e jo më kur mund të kesh mundësinë ta marrësh me parametra zero. Ne kemi folur me të në të kaluarën, por koha nuk ishte e duhura dhe nuk shkoi siç do të donim. Kush e di, ndoshta në verë mund të tentojmë sërish.

Ne nuk do ta kontaktojmë ende, le ta lëmë të përqendrohet në Kupën e Botës. Në janar do të shohim nëse do të jemi ende të interesuar për të. Ai është një talent i jashtëzakonshëm”, është shprehur Al Khelaifi, presidenti i PSG-së./ h.ll/abcnews.al