A mund të ndikojë ushqyerja në përqendrimin, zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve me ADHD dhe autizëm?
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë prindër kërkojnë përgjigje, ushqyerja bëhet një pjesë e rëndësishme e kujdesit për fëmijët me çrregullime neurozhvillimore.
Në studion e ABC e Mëngjesit, Dr. Albana Daka, e specializuar në mjekësinë laboratorike, gjenetikë dhe nutricion, sjell një qasje që vendos në fokus nevojat individuale të çdo fëmije.
Përzgjedhja e kufizuar e ushqimeve, ndjeshmëria ndaj shijeve, aromave dhe teksturave, si dhe problemet e tretjes, janë sfida me të cilat përballen shumë familje.
Por çfarë duhet të kontrollojmë? A mund të ndikojnë mungesat e hekurit, vitaminës B12, vitaminës D apo zinkut në shëndetin e sistemit nervor?
Përmes programit NeuroBalance, vlerësohen nevojat ushqyese, shëndeti i përgjithshëm dhe problemet e mundshme të tretjes, për të ndërtuar një plan të përshtatur për çdo fëmijë.
A duhet të eliminohen gluteni, kazeina apo sheqeri? Çfarë thotë shkenca për dietat e kufizuara dhe suplementet?
Dr. Albana Daka thekson rëndësinë e një vlerësimi të kujdesshëm, duke shmangur ndryshimet e pakontrolluara në regjimin ushqimor.
Sepse ushqyerja nuk është një kurë për autizmin apo ADHD-në, por një pjesë e rëndësishme e kujdesit që mund të ndihmojë fëmijët të kenë shëndet më të mirë dhe të zhvillojnë potencialin e tyre.
Një bisedë për prindërit, për kujdesin që nis nga pjata dhe për rëndësinë e të kuptuarit të nevojave të çdo fëmije./abcnews.al


