PS kërkon përjashtimin e 8 deputetëve të PD, debate në Komisionin e Etikës

schedule11:05 - 8 Shkurt, 2023

schedule 11:05 - 8 Shkurt, 2023

TIRANË- Në Kryesinë e Kuvendi po mbahet mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës, ndërsa po diskutohet në lidhje me kërkesën e shtatë deputetëve socialistë për përjashtimin e një grupi deputetësh nga radhët e Partisë Demokratike.

Në kërkesën tyre, PS-ja kërkoi përjashtimin për tetë ligjvënës, të cilët sipas tyre, kanë pamundësuar mbajtjen normale të seancës plenare të enjten e kaluar.

Mbledhja e Komisionit të Etikës u karakterizua me debate mes palëve. Edhe pse mbledhja ishte parashikuar të mbahej me dyer të mbyllura, opozita ka vijuar “praktikën” e saj duke hyrë “live” në rrjetet sociale.

PS ka kërkuar përjashtimin për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati./abcnews.al