Provimi i parë i Maturës Shtetërore/ 37 mijë nxënës testohen në gjuhët e huaja

schedule11:19 - 4 Qershor, 2018

schedule 11:19 - 4 Qershor, 2018

Për mbarëvajtjen e procesit të provimeve të maturës në të gjitha gjimnazet e vendit, Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 560 efektivë. Këto masa sigurie përfshijnë edhe ruajtjen e Agjencisë Kombëtare të Provimit dhe qendrat e kontrollit të provimeve.

Rreth 560 efektivë të policisë janë angazhuar në 206 shkollat e mesme të vendit për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, e cila filloi të hënë me provimin e gjuhës së huaj.

Albert Dervishaj: “Nga sot ku zhvillohet provimi i gjuhës së huaj janë aktivizuar 560 punonjës policie dhe 40 automjete që asistojnë rregullin dhe qetësinë pranë shkollave të mesme”.

Drejtori i Rendit, Albert Dervishaj theksoi se, nga ana e policisë janë marrë në ruajtje Agjencia Kombëtare e Provimit dhe Qendrat e Kontrollit të Provimeve, në 5 rrethe të ndryshme të vendit.

Albert Dervishaj: “Nga data 29 maj dhe deri në përfundim të procesit nga ana e policisë së shtetit janë marrë në ruajtje Agjencia Kombëtare e Provimit dhe qendra e kontrollit të provimeve ku ka punonjës me 24 orë dhe janë 18 punonjë policie në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Elbasan, të cilët do garantojnë veprimtarinë normale të këtyre institucioneve”.

Edhe pse ka një numër të lartë të punonjësve të policisë së angazhuar në mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore, përsëri fokusi i unifomrave blu, mbetet, lufta kundër krimit të organizuar, kanabisit si edhe qetësia e pushuesve në sezonin turistik.

Albert Dervishaj: “Jemi në ndjekje të prioriteteve kryesore, që janë lufta për parandalimin e kultivimit të kanabis, marrja e masave për garantimin e rendirt dhe qetësisë për sezonin turistik”.

Në Shtator, pritet të shtrihet në të gjitha gjimnazet e vendit projekti i Oficerëve të Sigurisë, i cili fillimisht u pilotua vetëm në 15 institucione shkollore./abcnews.al