Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protestuesit me sjellje ‘masone”/ Çupi: Nuk janë për zhvillimin e vendit. Shumë kush në atë protestë nuk njeh veten

schedule23:32 - 12 Qershor, 2026

schedule 23:32 - 12 Qershor, 2026

Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestën qytetare kundër projektit të Zvërnecit, duke e cilësuar atë si një lëvizje ku, sipas tij, shumë pjesëmarrës nuk kanë një kuptim të qartë të qëllimit të protestës.

I ftuar në ABC News, Çupi u shpreh se një pjesë e protestuesve janë të manipuluar ose të keqinformuar, ndërsa e krahasoi organizimin e protestës me një “sjellje masonësh”.

Sipas analistit, protestuesit nuk janë të orientuar drejt zhvillimit të vendit dhe mes tyre ka persona që nuk e dinë saktësisht se për çfarë po protestojnë.



“Kryeministri dëshmoi se ka një garë mes vetes dhe vetes, gjë që e ka në natyrën e tij, që të protestojë me veten. Kryeministri vendosi piketa shumë të rëndësishme, për shkak se ishte një nga familjet e tij më të plota në raport me transparencën që bën qeveria në Shqipëria. Rama dha mesazhe shumë të qarta për botën, dha mesazhe për Gjirin Persik dhe Europën.

Mesazhet e tij ishin në një moment shumë deçiziv, ku Shqipëria po sulmohet nga Irani. Rama shmangu atë, thënien e njerëzve që në bulevard do të përplasen të dyja superfuqitë. Rama u la hapësirë qytetarëve që të protestojnë, ndërkohë kapërceu edhe thashethemin më të lig, që u tha se do të ketë një antimiting. Shumë kush në atë protestë nuk njeh veten.

Po të njohësh veten, njeh edhe kufijtë e tu. Në këtë protestë, njeriu i thjeshtë, i mashtruar keq, ose tërhequr zvarrë, nuk e ka idenë se për çfarë e nisi këtë protestë. E kanë çuar si një sjellje masonësh. Nuk janë për zhvillimin e vendit, atje ka edhe njerëz të paditur që nuk dinë se ç’bëjnë”, tha Çupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!