Protestë për mungesën e energjisë në Fier, banorët: Rrjeti i amortizuar

schedule11:01 - 29 Maj, 2020

schedule 11:01 - 29 Maj, 2020

Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që banorët e disa fshatrave në Fier të ngrihen në protestë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se protesta po zhvillohet në fshatin Topojë.

Banorët për Abc News ankohen pasi nuk është marrë asnjë masë në lidhje me riparimin e rrjetit të amortizuar.

Gazetarja Valbona raporton për Abc News se janë të paktën 7 fshatra në zonën e bregdetit në Fier ku me mijëra banorë prej dekadash vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.

Sipas banorëve për të riparuar një problem të tillë që ato përballen prej vitesh.

Jam një prind që kam një fëmijë tetraplegjik dritat na ikin sa herë dhe mund të gjëndrojmë me orë apo ditë pa energji. Ndërkohë nëse vonojmë një ditë pagesën na presin direkt dritat ndërsa për problemet e tyre ne nuk njoftohemi. Dhe nëse ne na bëhet dëm nuk interesohet askush”, ka thënë një banor i zonës.

Një tjetër qytetar thekson se në lidhje me këtë problematikë nuk ka pasur asnjë masë të marrë në lidhje me këtë problematikë. Banorët theksojnë se nuk do të reshtim së kërkuari të drejtat e tyre, pasi ky nuk ëhstë vetëm një premtim që kanë bërë por është detyrim për politikanët.

Nuk ka pasur asnjë lloj investimi në rrjetin e shpërndarjes në energji, në rrugë, në rrjetin e kanalizimeve, pjesa më e madhe e qytetarëve e blejnë ujin, pasi uji nuk bën as për të larë.Ndërprerjet e energjisë elektike për shkak të mungesës së investimit. Ne nuk do të reshtim së kërkuari të drejtat tona, pasi nuk kemi të bëjmë me premtimet por me detyrimin që kanë politikanët ndaj nesh si komunitet”, është shprehur një nga qytetarët. /abcnews.al