Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Dëbora e parë në Kukës, zbardhet rruga e Kombit

schedule20:17 - 23 Nëntor, 2026

schedule 20:17 - 23 Nëntor, 2026

Orët e mbrëmjes po shoqërohen me reshje dëbore në zonat malore, të cilat kanë zbritur deri në 900 metra mbi nivelin e detit.Reshjet e dëborës zbardhën edhe Rrugën e Kombit, në segmentin Kalimash–Fan, pjesë e të cilit është edhe tuneli. Intensiteti i reshjeve nuk është i lartë, duke mos krijuar shtresë në rrugë. Gjithsesi, mjetet dhe makineritë borëpastruese të kompanisë koncesionare dolën në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.



Patrulla e autostradës në Policinë Rrugore po monitoron situatën, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar në të tilla kushte dhe përdorimin e pajisjeve dimërore. Aktualisht nuk raportohen probleme.

Reshje dëbore ka edhe në të gjithë zonën që përfshihet në lartësitë 900 metra mbi nivelin e detit, në Kukës, Has e Tropojë. Për momentin, të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme dhe pa probleme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!