“Nëse ju do bëni kontrolle, unë do merrem me ju gjithë jetën!”, ishte ky mesazhi i bashkëshortit të Elisa Spiropalit ndaj inspektorëve të tatimeve si dhe ndaj drejtorit Binaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha në Real Story se inspektorët tatimorë janë kërcënuar verbalisht nga bashkëshorti i Elisa Spiropalit në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe Fierin.
Ai nënvizoi se kontrollet tatimore janë kryer mbi bazën e strategjisë dhe se administrata tatimore nuk ndikohet nga influenca të jashtme.
“Kërcënimet kanë qenë nga bashkëshorti i Spiropalit ndaj inspektorëve. Kanë qenë në disa qytete, në Shkodër, në Tiranë, por edhe në Fier. Kërcënimet kanë qenë verbale ndaj jetës së inspektorëve të përfshirë. Në korrik, një nga inspektorët ka bërë edhe një denoncim për kërcënim përmes mesazheve të shkruara nga bashkëshorti i Spiropalit.
Nga zonja Spiropali nuk ka pasur kërcënime. Unë jam kërcënuar indirekt nga mesazhet përmes inspektorëve.
“Nëse ju do të ekzekutoni detyrat tuaja funksionale, kontrollin, unë do të merrem me ju gjithë jetën.”
Aksionet tona janë bazuar në strategji, nuk ndikohemi nga influenca të jashtme. Këto kanë qenë kontrolle standarde, pretendimet e bëra nga deputetja janë anormale. Sa herë që ne dalim për kontroll, gjithmonë ka pretendime. Ky është funksioni i administratës tatimore.” / abcnews.al /



