Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa antidhunë miratohet në Kuvend/ Akti normativ kalon në komisionet parlamentare

schedule15:13 - 19 Nëntor, 2026

schedule 15:13 - 19 Nëntor, 2026

Akti normativ që ashpërsoi ligjin “për tubimet” pas akteve të dhunshme të javëve të para të tetorit në rrugët e institucioneve të Tiranës, u diskutua në komisionet kuvendore dhe u miratua me vetëm votat e PS.

Ishte zv.ministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, që shpjegoi se akti nuk cenon lirinë për të protestuar, por ishte i nevojshëm për të rritur sigurinë publike.

“Rritja e sigurisë publike, mbrojtja më e mirë e personave dhe pronës. Arsyeja pse qeveria e ka ndërmarrë këtë akt është nga nevoja dhe urgjenca”, tha Xhemal Qefalia.



Zv.ministri u përgjigj edhe kritikave për antikushtetueshmëri dhe cenim të lirisë për të protestuar.

“Protestat janë të ligjshme, madje duhet të bëhen të pandërprera sepse sjellin në vëmendje hallet, por duhet të jenë brenda rregullave që nuk cenojnë lirinë e tjetrit, nuk dëmtojnë institucionin”, shtoi Qefalia.

Edhe deputetët e PS-së e mbështetën nevojën për masa më të forta për protestues që dhunojnë, sikundër ka ndodhur në Francë, Spanjë e vende të tjera europiane që janë përballur me protesta të dhunshme.

“Duhet të ruhen ekuilibrat, e drejta e një grupi për të protestuar dhe e drejta e të gjithë shoqërisë për të funksionuar çdo ditë”, tha Mazniku.

Akti normativ u miratua edhe në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ndërsa opozita u shpreh kundër.

Ligji ndërkohë është në fuqi prej ditësh dhe efektet e tij janë të ndjeshme, sqaroi drejtori i rendit publik në polici.

“Është se është ulur numri i pjesëmarrësve në tubime, kryesisht ata me masa, në tubimet e paligjshme që zhvillohen janë më pak të dhunshëm”, tha Agron Çeli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!