Protestat në Hong Kong, SHBA kërcënon Kinën me sanksione

schedule02:20 - 25 Maj, 2020

schedule 02:20 - 25 Maj, 2020

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar i SHBA-së Robert O’Brien kërcënoi se Uashingtoni do të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse Pekini miraton një ligj të sigurisë kombëtare në territorin e Hong Kongut.

“Është e vështirë të shihet se si Hong Kongu do të mbetet një qendër financiare aziatike nëse Kina e merr përsipër,” tha Robert O’Brien për NBC, duke shtuar se ky do të ishte një “gabim i madh” nga Pekini.

“Kina varet nga kapitali nga pjesa tjetër e botës. Nëse ata humbasin qasjen në të përmes Hong Kongut, do të jetë një goditje e madhe për Xi Jinping dhe Partinë Komuniste të Kinës,” tha ai. Autoritetet në Pekin thonë se ligji i propozuar është i nevojshëm dhe se nuk do të dëmtojë autonominë e Hong Kongut.