Protesta kundër luftës në Ukrainë, mes të arrestuarve në Rusi janë dhe gazetarët

schedule18:31 - 13 Mars, 2022

schedule 18:31 - 13 Mars, 2022

Gazetarët ishin mes personave të arrestuar gjatë protestave në Rusi kundër luftës në Ukrainë, tha gazetari rus Andrey Okun për CNN.

Gazetaret ruse Anastasia Romanova nga MR7, Angelina Trofimenko nga Avtozak Live, Anastasia Rogacheva nga SOTA, Andrey Okun nga Zaksru dhe Elena Lukyanova nga Novaya Gazeta u arrestuan gjatë protestave kundër luftës në Shën Petersburg.

“Sot nuk kam mundur të punoj as edhe një minutë. Sapo nxora telefonin më afruan forcat e trazirave dhe më shoqëruan me forcë deri në karrocën. Arsyeja e ndalimit nuk u bë e ditur”, tha për CNN gazetari Andrey Okun.

Të gjithë gazetarët e arrestuar kishin veshur jelekë të verdhë “Press”, kishin letra të akredituara për shtyp dhe detyra editoriale, u shpreh Okun për CNN.

“Unë dhe kolegët e mi kemi bërë një ankesë kolektive kundër veprimeve të policisë dhe ndalimeve të paligjshme të gazetarëve, që po bëhen më të mëdha me çdo aksion proteste,” tha Okun. /Abcnews.al/