Prokurorët e zgjedhjeve në Kosovë: Shteti në veprim, jemi të mobilizuar

schedule20:37 - 27 Janar, 2021

schedule 20:37 - 27 Janar, 2021

Laura Pula, Prokurore Shteti, njëherësh koordinatore nacionale për zgjedhjet në Kosovë, ka deklaruar se është krijuar një  memoraundim bashkëpunimi, i cili nënshkruhet nga prokurori i shtetit dhe institucionet relevante, për të mbikqyrur procesin zgjedhor më 14 shkurt.

Në një intervistë për emisionin Ballkan ajo u shpreh se ditën e zgjedhjeve janë të mobilizuar të tërë. Ajo thekson se në zgjedhjet e vitit 2010 kanë qenë 1500 persona të akuzuar, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2019 vetëm 35 raste.

“Kemi krijuar një memoraundim bashkëpunimi, i cili nënshkruhet nga prokurori i shtetit dhe institucionet relevante, dhe e mbikqyrim procesin zgjedhor.

Duke u bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës ku ka 11 vepra penale, që kanë të bëjnë me të drejtën e votimit dhe janë të ndara, varësisht se kur kryhet (vepra penale), disa vepra penale kryhen para zgjedhjeve, disa kryhen gjatë procesit zgjedhor,  dhe disa kryhen pas procesit zgjedhor. Mbi bazën dhe veprimet të cilat mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor, njoftohen prokurorët relevantë të prokurorive kompetente që në republikën e Kosovës i kemi 7 prokurori themelore dhe pastaj raportojnë te kordinatorja nacionale….Ditën e zgjedhjeve jemi të mobilizuar të tërë, me gjithçka, edhe me prokurorë kujdestarë, edhe me staf mbështetës”.

“Ne merremi menjëherë me personin e dyshimtë dhe conform dispozitave të kodit të procedurës penale, edhe e arrestojmë, edhe marrim masa konkreteme qëllim të ndalimit të ushtrimit të veprimtarive të tilla, qoftë para, gjatë, apo pas zgjedhjeve.”

Hetimi dhe arrestimi i personit bëhet aty për aty. Në zgjedhjet e vitit 2010 kanë qenë 1500 persona të akuzuar, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2019 vetëm 35 raste”, deklaroi ajo. /abcnews.al