Problemet me shpërndarjen e vaksinës, BE humb gjyqin me AstraZenenca

schedule14:59 - 18 Qershor, 2021

schedule 14:59 - 18 Qershor, 2021

BE nisi procedurat ligjore rreth 2 muaj më pare kundër kompanisë farmaceutike anglo-suedeze të AstraZeneca, pas vonesave në dërgesat e dozave të vaksinës në Bashkimin Europian, duke shkelur kontratën.

Por në një deklaratë sot nga AstraZeneca, BE ka humbur gjyqin kundër kompanisë. Firma anglo-suedeze premtoi se do ti  siguronte bllokut prej 27-vendesh, 300 milion doza deri në fund të qershorit, por problemet në prodhim bënë që kompania farmaceutike të shpërndante vetëm 100 milion vaksina.

Reduktimi i dozave vonoi vaksinimin e popullsisë së BE-së në tremujorin e parë të vitit. Kjo çoi në një mosmarrëveshje të ashpër me kompaninë dhe detyroi BE-në të padiste kompaninë për të marrë të paktën 120 milion doza deri në fund të Qershorit.

Por gjykatësi tha se kompania duhet të dorëzojë vetëm 80.2 milion doza  deri me 27 Shtator, sipas deklaratës së AstraZeneca./abcnews.al