Presidenti rus Putin frikë nga raketat amerikane: Mund të godasin Rusinë

schedule15:58 - 11 Tetor, 2019

schedule 15:58 - 11 Tetor, 2019

Raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të vendosin në Azi janë në gjendje të godasin territorin rus.

Deklarata është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili theksoi se Moska nuk është aspak e lumtur për situatën aktuale.

Putin nënvizoi se dhe Rusia do të rinisë zhvillimin e këtyre raketave meqenëse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e bëjnë./ABC News Albania 24/7