Presidenti Meta viziton fakultetin e Gjeologji Minierave

schedule14:41 - 16 Prill, 2018

schedule 14:41 - 16 Prill, 2018

Mineralet dhe lëndët djegëse përbëjne rreth 20% të eksporteve shqiptare. Arsye kjo që Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerëson si shumë të rëndësishme menaxhimin racional dhe efiçent të pasurive natyrore dhe nëntokësore.

Në kuadër të javës botërore të inovacionit dhe krijimtarisë, kreu i shtetit vizitoi Fakultetin e Gjeologji Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku bashkëbisedoi me pedagogë dhe studentë. Kreu i shteti nënvizoi rëndësinë madhore që projekti i gazsjellësit TAP ka jo vetëm për gazifikimin e vendit, por edhe për fuqizimin e rolit gjeostrategjik të Shqipërisë në rajon.

Ndërkohë, Presidenti vlerësoi kontributet e këtij fakulteti për përgatitjen e specialistëve dhe theksoi se meriton një vëmendje dhe mbështetje më të madhe në përmirësimin e infrastrukturës akademike, përditësimin e kurrikulave dhe nxitjen e kërkimit shkencor./abcnews.al