Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Pranga kosovarit për vrasje në Danimarkë/ Vrasës me pagesë, 6 vite në kërkim ndërkombëtar

schedule17:02 - 23 Mars, 2026

schedule 17:02 - 23 Mars, 2026

27-vjeçari Liridon Fetahi, që rezulton në listën e më të kërkuarve në Europë është arrestuar sot në lagjen Vetërnik të Prishtinë. Arrestimi i tij ka ardhur pas një aksioni të Fast (njësisë speciale të Policisë së Kosovës) në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Fetahi rezulton i kërkuar nga autoritetet daneze për vrasje dhe plagosje të rëndë, akte të dyshuara se janë kryer në këmbim të pagesës.

Fotoja e tij ishte publikuar në platformën zyrtare të personave më të kërkuar në Evropë, ku jepeshin detaje për moshën e tij dhe rrezikshmërinë që paraqiste.



Ai u kap 6 vite pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të prokurorisë arrestimi është kryer në bazë të një letër-porosie ose njohur ndryshe si Red Notice, të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi. Më tej pritet ekstradimi i tij për llogari të drejtësisë daneze.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!