Një tjetër aktor i botës së futbollit është prekur nga koronavirusi. Presidenti i klubit brazilian të Gremios, Romildo Bozan Junior është infektuar me COVID-19 dhe tani do i duhet të qëndrojë 8 ditë në karantinë.
Globo Esporte raporton se gjendja shëndetësore e kreut të klubit nga Porto Alegre është e mirë dhe tani do të nisë periudha e karantinimit. Junior është zyrtari i tretë i Gremios që ka dalë pozitiv me koronavirus pas nënkryetarit të bordit drejtues, Claudio Oderich, dhe zëvendës këshilltarit të presidentit, Eduardo Fernandes. /abcnews.al
Grêmio comunica novo caso de coronavírus. https://t.co/CAQFleRTQu
— Grêmio FBPA (de ?) (@Gremio) March 23, 2020