Protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbërritur në ditën e 59, duke shënuar përplasje mes manifestuesve dhe agjentëve federalë në PortlAnd, Oregon. Kohët e fundit kishte një rënie të pjesëmarrjes, në krahasime me protestat e muajit maj që shpërthyen si pasojë e vrasjes nga ana e policisë së Mienapolis të afroamerikanit 46 vjeçar, George Floyd.
Në Seattle u shënua manifestimi më i madh në numër, me mijëra persona zbritën në rrugë për të protestuar kundër dhunës së policisë. Fillimisht paqësore, protesta u përshkallëzua me kalimin e orëve. Bilanci përfundimtar shënoi 45 arrestime dhe disa të plagosur mes manifestuesve dhe agjentëve federalë.
Me parulla që kërkonin largimin e agjentëve federalë duke këmbëngulur se pa drejtësi nuk do të ketë paqe, një pjese e pesëmijë pjesëmarrësve, ndaluan para një qendre rehabilitimi për minorenë, në ndërtim, dhe i vunë zjarrin. Të tjerë thyen vitrina dyqanesh dhe i vunë zjarrin një kafeneje si dhe dëmtuan ndërtesën e departamentit të policisë së Seattle.
Reagimi i agjentëve të policisë ishte i ashpër me hedhje granatash shurdhuese dhe spraj djegës. Agjentët shtynë me forcë dhe disa persona që kishin ndaluar të ndihmonin një grua të plagosur e cila ishte shtrirë përtokë.
Manifestime u regjistruan dhe në Austin, Teksas ku policia konfirmoi se një protestues mbeti i vrarë në qendër të qytetit. Në Los Anxheles protestuesit u përplasën me agjentë të sigurisë përballë gjykatës federale në qendër.
Por manifestime pati dhe në Nju Jork, Omaha, Oaklend, Kaliforni dhe qytete të tjera. Në Omaha policia arrestoi 100 persona, ndërsa në Virxhinia policia përdori elementë kimikë për të shpërndarë qindra manifestuesit e mbledhur rreth departamentit të policisë.
Në Uashington manifestuesit manifestuesit protestuan para shtëpisë së sekretarit për sigurinë e brendshme kundër dërgimit të agjentëve federale në Portland./abcnews.al


