Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Policia ukrainase: 1200 trupa ende të paidentifikuar

schedule15:01 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:01 - 13 Qershor, 2022

Deri në 1200 trupa, përfshirë disa të gjetur në varreza masive, nuk janë identifikuar ende, ka thënë kreu i Policisë Kombëtare të Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, shkruan BBC.

Ihor Klymenko tha se ishin hapur proçedime penale në lidhje me vdekjen e më shumë se 12,000 civilëve– shumë prej tyre të gjetur edhe në varre masive. Rreth 75% e të vdekurve ishin burra, rreth 2% fëmijë dhe pjesa tjetër gra, tha ai. Më shumë se 1,500 civilë vdiqën vetëm në rajonin e Kievit, me 116 trupa të gjetur në një varr të vetëm në qytetin e Bucha.

Oficerët e zbatimit të ligjit thanë se identifikimi i disa prej trupave pritet të zgjasë.



“Ky është një proces i gjatë, mjaft i mundimshëm, sepse shumë trupa janë dekompozuar dhe nuk mund të identifikohen, tha ai për Interfax.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!