Policia greke shkatërron bandën me “arsenal” droge, mes të arrestuarve dy shqiptarë

schedule09:32 - 16 Qershor, 2022

schedule 09:32 - 16 Qershor, 2022

Policia greke ka goditur një grup të trafikimit të drogave në sasi të mëdha.

Grupi, në radhët e të cilit ishin edhe dy shqiptarë, trafikonte kokainë, marihuanë të papërpunuar dhe të përpunuar (çokollatë dhe vaj hashashi), në sheshet e Atikës, Klafthmonos dhe Qipros.

Policia ka arrestuar 4 anëtarë të organizatës, përkatësisht të moshës 60, 49 dhe 45 vjeç, si dhe një 30-vjeçar grek, bëjnë me dije mediat fqinje.

Gjatë kontrollit të policisë në automjete dhe shtëpi në Athinë dhe Agios Anargyros, u gjetën dhe konfiskuan ndër të tjera: kanabis të papërpunuar me peshë 16 kg e 250,5 gram, marihuanë (çokollatë) të përpunuar me peshë 1333 g, vaj hashashi me peshë 750 g, kokainë me peshë 198,7 gram, 16 shishe me lëndë anabolike, pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur me peshë 184 gram, sasia 4770 euro, pistoletë me karikator, 3 gëzhoja pistolete dhe 3 makina.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës./abcnews.al