Pogba jashtë “Katar 2022”? Deschamps shuan të gjitha dyshimet

schedule11:59 - 8 Gusht, 2022

schedule 11:59 - 8 Gusht, 2022

Paul Pogba është dëmtuar te Juventusi, por ka vendosur të mos operohet me shpresën që do të jetë me Francën në Botërorin “Katar 2022”.

Për situatën e tij ka folur trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, i cili shprehet se mesfushori nuk rrezikon të mbetet jashtë Botërorit.

“Është e rëndësishme që Pogba dhe Kante të jenë në Botëror, por kurrë nuk mund të jesh i sigurt. Në këto kushte është e nevojshme të përgatitim lojtarët më të rinj.

Natyrisht unë jam në kontakt me Paul. Pjesëmarrja e tij në Botërorin e Katari, sot nuk është në diskutim”, është shprehur trajneri Deschamps për “Le Parisien”. / abcnews.al