Plazhi Adriatik në Divjakë, aty ku mund të pushosh me kosto të ulët

schedule15:07 - 22 Korrik, 2018

schedule 15:07 - 22 Korrik, 2018

Një nga zonat bregdetare që po frekuentohet shumë kohët e fundit është plazhi Adriatik në Divjakë. Një vend i paeksploruar dhe ku mund të kalosh disa ditë pushimi me një kosto shumë të ulët.

Ndodhemi në plazhin Adriatik, pranë fshatit që mban të njëjtin emër, pjesë e Bashkisë Divjakë. Këtu gjithçka është si para viteve ’90. Mjafton të hapësh një grop në rërë, të ngulësh çadren dhe i gjithë plazhi është i yti. Hapësira bregdetare prej dy kilometra është plazh publik. Kosto për të kaluar një ditë pushimi është e papërfillshme. Ndaj po frekuentohet gjithnjë e më shumë.

“Në një ditë pushimi më pëlqen një vend i qetë”.

“Për ne nuk ka kosto se jetojmë afër”.

Ushqimet pjesa më e madhe e pushuesve i marrin nga shtëpia.

“Është pa kosto sepse marrim nga shtëpia”.

Të tjerët mund të drekojnë në restorantet e thjeshta të ngritura pranë bregdetit nga banorët e zonës.

“Më tepër porosisin peshk”.

Argëtimi i vetëm për fëmijët është loja me top. Rëra kurative,dhe uji i pastër i detit janë resurset që natyra i ka falur këtij plazhi./abcnews.al