Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Divjakë, parandalohet krimi/ 22-vjeçari tentoi të vriste një person pas sherrit me sende të forta në lokal, 6 në pranga

schedule11:12 - 13 Gusht, 2026

schedule 11:12 - 13 Gusht, 2026

Një konflikt i nisur në një lokal në Divjakë ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave, në kuadër të operacionit policor të koduar “Crime Prevented”.

Sipas Policisë, konflikti ka nisur mes një 50-vjeçari dhe një 22-vjeçari, të cilët kanë mbetur të dëmtuar pas përplasjes me sende të forta.

Pas konfliktit, të dy personat kanë dhënë deklaratat e tyre në polici dhe kanë marrë mjekim. Megjithatë, disa orë më vonë, 22-vjeçari është rikthyer në lokal i armatosur me një pistoletë me silenciator, dyshohet me qëllim për të vrarë 51-vjeçarin.



Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar dy pistoleta, katër automjete dhe gjashtë telefona celularë.

Në vijim të operacionit, specialistët e Hetimit të Krimeve arrestuan edhe një 45-vjeçar, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Në pranga ka rënë gjithashtu një 28-vjeçar, me precedent penal për të njëjtën vepër. Sipas policisë, ai drejtonte automjetin me të cilin 22-vjeçari ishte rikthyer në lokal pas disa orësh.

Ndërkohë, është arrestuar edhe pronari i lokalit, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive të secilit prej të arrestuarve vijojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!