Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja me thikë në Londër, policia kërkon të riun shqiptar

schedule13:08 - 4 Shtator, 2018

schedule 13:08 - 4 Shtator, 2018

Një i ri shqiptar kërkohet nga hetuesit britanikë për t’u marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e një personi më 20 Gusht të këtij viti në Londër.

Pavarësisht se deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, autoritetet atje po kërkojnë Fatjon Kokën, 23 vjeç. Sipas policisë, ai ka jetuar në të njëjtën zonë ku ka ndodhur dhe krimi.

Policia Metropolitane ka bërë të ditur se Koka ka një makinë “Mercedes” ngjyrë argjendi. Ata u bënë thirrje të gjithë njerëzve që nëse e shohin të mos i afrohen, por të lajmërojnë menjëherë autoritetet.



Ngjarja për të cilën kërkohet shqiptari ndodhi në Vicarage Lane, ndërsa një 31-vjeçar mbeti i plagosur pasi ishte goditur me thikë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!