Plagosja e dyfishtë tek “Parku” në Tiranë, lihen në burg dy të arrestuarit, autori: Ua mora armën e i qëllova

schedule10:38 - 17 Tetor, 2021

schedule 10:38 - 17 Tetor, 2021

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj tre të arrestuarve për përplasjen e disa ditëve më parë në ish parkun e autobuzëve. Gjykata ka lënë në burg dy të arrestuarit Daniel Manushi dhe Farjon Palushi. Ndaj tyre rëndon akuza e “vrasjes me dashje, mbetur në tentativë”.

Ndërsa për të plagosurin Aleksandër Nikolla i arrestuar për moskallëzim krimi, gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje”. Mësohet se pas ngjarjes dy autorët e dyshuar u fshehën në një banesë ne kryeqytet.

E pas lokalizimit policia bëri të mundur arrestimin e tyre në flagrancë ku sipas dosjes hetimore mësohet se në banesë atyre i janë gjetur edhe një armë e markës “Stey” me numër serial të fshirë.

Në dëshmitë e dhëna përpara autoriteteve dy të rinjtë kanë thëne se konflikti ka ndodhur për shkaqe banale, me që Daniel Manushi pretendon se kishte shkuar aty për tu qethur, e kanë debatur me persona që nuk njiheshin.

Ndërsa përsa i përket armës së krimit në deklarimet e tij Manushi shton se arma e krimit nuk ka qenë e tyre po shoku i tyre Farjon Palushi ja ka marrë nga dora personave me të cilët u konfliktua, ndërsa kur i ka shkuar policia në banesë, ai ja ka treguar vetë bluve vendndodhjen e saj.

Të njëjtin version nga mbajtur edhe i akuzuari tjetër Farjon Palushi, ku ka thëne se disa persona kanë goditur shokun e tij e për këtë ai ka marrë armën nga dora për vetëmbrojtje një personi që nuk e njihte, e në këtë moment arma ka bëre qitje të pavullnetshme. Sipas Palishit, ai është goditur në qafë e kokë nga disa persona.

Ndërsa Aleksandër Nikolli i cili edhe u plagos në këtë ngjarje dhe do hetohet në gjendje të lirë, në dëshminë e tij thotë se nuk di asgjë për këtë ngjarje dhe nuk ka parë asgjë, e për këtë nuk ka se çfarë të tregojë për rrethanat e ngjarjes. Referuar dosjes hetimore gjatë këtij konflikti është qëlluar 5 herë, pasi përpara berberhanës ku edhe ndodhi konflikti u gjetën 5 gëzhoja.

/abcnews.al/