Plagosja e dyfishtë, një prej të rinjve i arrestuar në Shqipëri e Itali për drogë

schedule19:02 - 13 Tetor, 2021

schedule 19:02 - 13 Tetor, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e “ish-parkut të autobusëve”.

Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Ndërkohë  mësohet se Xhulio Vela është një person i njohur për policinë. Ai rezulton të  jetë i arrestuar më parë për drogë në Shqipëri, ndërsa po ashtu i arrestuar rezulton të jetë edhe në shtetin Italian po për drogë si pjesë e një grupi kriminale.

Fillimisht ka pasur një sherr mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë. Ky sherr ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.

Dy të rinjtë kanë marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. /abcnews.al/