Plagoset me armë zjarri një i ri në Korçë

schedule10:12 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 10:12 - 10 Dhjetor, 2023

KORÇË- Disa të rinj janë përfshirë në një sherr masiv në ambientet e një lokali në Korçë. Sherri mes tyre sipas policisë ka nisur në ambientet e brendshme për motive të dobëta, ndërsa më pas ka vijuar jashtë tij, dhe për pasojë njëri prej tyre është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Po ashtu edhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga sherri, ndërsa është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al