Plagosën të riun në Tiranë, arrestohen babë e bir

schedule10:23 - 18 Maj, 2018

schedule 10:23 - 18 Maj, 2018

Policia e Tiranës ka arrestuar babë e bir në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Komunës të Parisit”.

Edmond Merkaj, 53 vjeç dhe djali i tij, Edjano Merkaj, 23 vjeç, ranë në pranga pasi plagosën me thikë 27-vjeçarin D.L.

Sipas autoriteteve, i riu u plagos për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al