Sulmi me 4 viktima, pezullohet nga puna shefi i anti-terrorit në Vjenë

schedule15:42 - 6 Nëntor, 2020

schedule 15:42 - 6 Nëntor, 2020

Kreu i anti-terrorit në Vjenë është pezulluar nga puna. Lajmin e bën të ditur policia e vendit. Pezullimi i tij nga puna vjen pas sulmeve terroriste që goditën vendin disa ditë më parë.

Katër persona humbën jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me armë në kryeqytetin austriak. Terroristi i armatosur, një i ri me shtetësi austriake dhe maqedonase, u qëllua për vdekje nga policia.

Të shtënat filluan në 20:00, më 2 nëntor pranë sinagogës në Seitenstettengasse, kur një burrë i armatosur rëndë, Kujtim Fejzullahi hapi zjarr ndaj njerëzve jashtë kafeneve dhe restoranteve.

Në atë moment, një numër i madh personash ishin duke shijuar pije dhe duke ngrënë jashtë para vendosjes së orës policore në mesnatë, ndërsa kufizimet austriake do të hynin në fuqi për të ndaluar rastet në rritje të koronavirusit. s.b/abcnews.al/