Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Petraj: Të ndërhyet në disa faza të procedimit penal/ Karanxha: GJKKO, 2 për qind e gjyqeve të shqiptarëve

schedule21:10 - 13 Maj, 2026

schedule 21:10 - 13 Maj, 2026

Avokati Edmond Petraj tha në Real Story se në sistemin e drejtësisë duhet të ndërhyhet në disa faza të procedimit penal, duke nisur nga regjistrimi i hetimit dhe mënyra e ndjekjes së çështjes. Sipas tij, Kodi i Procedurës Penale ka nevojë të rishikohet, sidomos në raportin mes gjyqtarit dhe prokurorit gjatë hetimit dhe vendosjes së masave të sigurisë. Petraj theksoi gjithashtu se duhen rregulluar fazat e përfundimit të hetimeve, thirrjes si i pandehur dhe afatet e seancës paraprake.

“Duhen ndërhyrë në disa faza: fillimi i hetimit, regjistrimi i procedimit penal, pjesa e Nesti Andonit. Kodi i procedurës duhet të përfundojë; pjesa e marrëdhënies së zhvillimit të hetimit, gjyqtari që jep masën e sigurisë dhe i kërkon llogari prokurorit. Janë disa elemente që duhen parë dhe rregulluar, pastaj është pjesa e përfundimit të hetimeve, thirrja si i pandehur. Kemi afatin e seancës paraprake që duhet të ndryshojë.”

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha se ka ardhur koha për ndërhyrje në mentalitetin e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se jo gjithçka duhet të fokusohet te burgu si zgjidhje. Sipas tij, Gjykata e Lartë ka dhënë sinjale pozitive për ndryshim, ndërsa standardet duhet të jenë në përputhje me nenin 18 dhe parimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.



Karanxha ngriti shqetësimin për ngarkesën e madhe të dosjeve në gjykata dhe kërkoi që drejtësia të shihet në kompleksitet, duke vënë në pikëpyetje nëse qytetarët po marrin realisht drejtësi.

“Paraburgimet, duhen ndërhyrje. Ka ardhur koha të ndërhyjmë edhe në mentalitet; ka njerëz që vetëm burgun njohin. Gjykata e Lartë e dha një sinjal pozitiv që duhet të ndryshojë. Standardet duhet të jenë në akordancë me nenin 18, si për fukaranë dhe për atë që dyshohet për vepra penale të rënda; të gjithë janë të barabartë para ligjit.

GJKKO është 2 për qind e gjyqeve të shqiptarëve. Kjo duhet të ishte bërë që në fillim; Gjykata e Apelit ka 60 mijë dosje në dorë. Ne i shërbejmë ndërkombëtarëve, është luftë për korrupsionin, por a do marrin drejtësi shqiptarët? Sot s’kemi afat, ndaj të shihen në kompleksitet.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!