Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pesë të vdekur dhe 318 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:05 - 4 Shkurt, 2021

schedule 15:05 - 4 Shkurt, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 318 raste të reja me koronavirus, nga 2.303 testime të kryera.

Sipas IKShPK, janë raportuar 5 viktima me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!