Përplasi me makinë një 78-vjeçar, arrestohet i riu në Fier

schedule08:57 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 08:57 - 1 Dhjetor, 2021

Policia në Fier ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili ka aksidentuar një të moshuar që po lëvizte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Barbullinjë ndërsa 78-vjeçari ndodhet në spital nën kujdes e mjekëve.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 49-vjeçar banues në Tepelenë. 49-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta. /abcnews.al/