Përplasen makinat në fshatin Domje, 4 të lënduar, mes tyre dy punonjës policie

schedule09:59 - 22 Shtator, 2020

schedule 09:59 - 22 Shtator, 2020

Dy automjete janë përplasur në fshatin Domje, Tiranë mëngjesin e së martës. Abcnews.al mëson se për pasojë janë lënduar 4 persona.

Mes të lënduarve, mësohet se janë edhe dy punonjës policie të cilët ishin duke lëvizur me makina personale, jashtë shërbimit të punës.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështia në rrugë. Në këtë segment janë regjistruar disa aksidente për këtë arsye.

Në total deri më tani, kanë ndodhur të paktën katër aksidente prej lagështirës.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/