Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, një e plagosur

schedule16:50 - 16 Shkurt, 2025

schedule 16:50 - 16 Shkurt, 2025

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!