Përndiqte ish të dashurën arrestohet 24 vjeçari, në pranga edhe 6 të tjerë

schedule14:31 - 4 Tetor, 2021

schedule 14:31 - 4 Tetor, 2021

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është një 20 vjeçar, i cili ushtronte dhunë fizike ndaj motrës dhe një 24 vjeçar I cili akuzohet për përndjekje.

Policia bën me dije se 24 vjeçari akuzohet për përndjekjen e ish të dashurës së tij.

Njoftimi i plotë;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E.Gj, 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij;

J.M, 24 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M, 29 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. K.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N.G, 34 vjeç, A. D, 52 vjeç dhe A. T, 28 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.N, 37 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit./abcnews.al