Përmbytjet, situata e stabilizuar në qarkun e Elbasanit

schedule11:24 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 11:24 - 3 Dhjetor, 2017

Situata në qarkun e Elbasanit paraqitet e stabilizuar. Niveli i lumenjve është ulur. Shkumbini ka rënë me gati 40 cm, ndërsa lumi Devoll nuk paraqet rrezikshmëri për shkak se hidrocentrali i Banjës punon me kapacitet të plotë. Probleme në disa zona të Gramshit dhe Librazhdit u krijuan për shkak të rrëshqitjeve të dherave, njoftoi kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka qenë i pranishëm në të gjithë qarkun për të parë nga afër situatën. Disa prej familjeve më të rrezikuara ishin disa familje në fshatin Vehçan, Njësia Administrative Hotolisht, ku shkëputja e disa pjesëve të shkëmbit rrezikoi disa shtëpi. Balla siguroi banorët se Reparti i Forcave Xheniere do të angazhohet për të zgjidhur këtë situatë. Situatë po ashtu të rrezikshme ka shkaktuar një natë më parë lumi i Bushtricës, por edhe këtu situata duket më e qetë. Në bashkinë Gramsh ka patur probleme me rrëshqitje dheu dhe gurësh, e për pasojë bllokim të rrugëve në Tunjë, Lenie dhe Gribë, ndërsa Bashkia ka marrë masat për hapjen e këtyre akseve. Në bashkinë Elbasan ka përmbytje të tokave bujqësore, në Papër dhe në Polis-Valë. Në bashkinë Prrenjas gjendja është normalizuar dhe uji është tërhequr nga zona e përmbytur. Në Belsh, për shkak të rreshjeve, është dëmtuar hidroizolimi i nënstacionit elektrik./abcnews.al

 

https://youtu.be/TNLxpxNXFvY