Përmbytjet në Europën Perëndimore, shkon në 160 numri i viktimave

schedule15:14 - 17 Korrik, 2021

schedule 15:14 - 17 Korrik, 2021

Ka shkuar në 160 numri i viktimave në Europën Perëndimore, ndërkohë që shifrat pritet të rriten ndërsa ujërat tërhiqen. Forcat e kërkim-shpëtimit po kërkojnë ende për të mbijetuar ndërsa ka filluar edhe pastrimi i vendit, me shpresën për të parandaluar dëme të mëtejshme.

 

Por rreziku është ende i madh. Një pjesë e digës në rajonin e Nordrhein-Westfalen është shkëputur dhe mund të ushtrojë presion mbi strukturën për shkak të nivelit të lartë të ujit, duke rrezikuar shkatërrimin e digës.

 

Ndërkohë që vazhdon evakuimi i personave në atë zonë. Pamjet nga i gjithë rajoni tregojnë shtëpitë  dhe bizneset e shkatërruara. Policia tha se më shumë se 90  persona kanë humbur jetën në rajonin e Gjermanisë Perëndimore Ahrweiler, një nga zonat më të prekura.

 

43 persona humbën jetën në Rhine-Westphalia , më i populluari në Gjermani, dhe 27 persona kanë humbur jetën në Belgjikë. Kryeministri i shtetit Armin Laschet tha se përmbytja ishte një “katastrofë e dimensioneve historike”, ndërsa Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se ishte “shtangur” nga katastrofa.

Në Erftstadt, në jugperëndim të Këlnit, forcat e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtonin 50 persona. s.ba/abcnews.al