Përmbyset kamionçina në Vlorë, dy persona rëndë në spital

schedule15:51 - 26 Janar, 2018

schedule 15:51 - 26 Janar, 2018

Dy vetë që po udhëtonin me një kamionçinë, e cila u përmbys janë plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Vlorës dhe të dëmtuarit u dërguan në spital.

Sipas policisë, kamionçina u përmbys pasi një kamion i preu rrugën.

Policia ka ndaluar shoferin e tij deri në sqarimin e plotë të ngjarjes. Kurse të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al