Përkujtohet në Kukës, 22 vjetori i eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës

schedule12:40 - 16 Prill, 2021

schedule 12:40 - 16 Prill, 2021

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Në Kukës çdo 16 prill përkujtohet eksodi biblik i më shume se 500 mijë shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike e që gjetën strehën dhe mikëpritjen e bujarisë së qytetarëve dhe kuksianëve.

Ndërkohë këtë vit për shkak të kushteve të pandemisë ceremonia ishte me pkjesëmarrje të kufizuar, por si një shenjë për të kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar është bërë një kalim në këmbë në pikën e kalimit.

Data 16 prill simbolizon karvanin më të madh të të shpërngulurve me zanafille Mitrovicën , Zerxen e Rahovecit dhe pikembërritjen në Kukës.

Ndërkohë përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës./abcnews.al