Përfundon takimi mes Bashës dhe tre ambasadorëve në selinë blu

schedule16:12 - 15 Shtator, 2020

schedule 16:12 - 15 Shtator, 2020

Ka përfunduar takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe tre ambasadorëve në selinë blu.  Në takim morën pjesë zv/ambasadorja e SHBA Leyla Mosses, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe ambasadori britanik Duncan Norman.

Gjatë diskutimeve pritej që opozita të shprehte vullnetin e saj për t’u angazhuar në reformat zgjedhore.

Ndërkohë Ambasadorët, i kanë nxitur kryesisht palët për të sheshuar përplasjet e tyre politike.

PD dhe LSI, përmes përfaqësuesve të tyre në Këshillin Politik, i kanë kërkuar mazhorancës që t’i drejtohen me një kërkesë për një ekspertizë të thelluar ODIHR sa i takon koalicioneve parazgjedhore. s.b/abcnews.al/