Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Brenda majit mbyllet Reforma Zgjedhore

schedule12:14 - 11 Maj, 2020

schedule 12:14 - 11 Maj, 2020

Ka përfunduar mbledhja online e Këshillit Politik pë Reformën Zgjedhore, ku palët pas një ndërpreje prej dy mujsh kanë shpalosur punën që është bërë deri më tani në kuadër të mbylljes së reformës zgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat është shprehur se në këtë takim tashmë të gjithë palët kanë rënë dakord që reforma të mbyllet në fund të muajit maj.

Lexo edhe: Hajdari optimiste pas mbledhjes së Këshillit Politik: Besoj se do arrijmë të kemi konsensusin e duhur

Kërkova të vazhdohet me axhendën e punë të mbetur pezull nga COVUD, në mbledhjen e radhës të na bëjnë një ekspoze me pyetjet për përputhshmërinë me Kushtetën, nga opozita kërkoi punën e bërë deri më tani, dua të them që nuk kemi të bëjmë me rifillim loje, por nuk rikthejmë axhendën.

Opozita ka pasur detyrimin që të sillte propozime, ka një axhendë të dakordësuar, ramë dakord brenda majit të mbyllet, të vazhdojmë aty ku e lamë. Një pjesë e mirë e punës i mbetet ekspertëve. Ka mbetur dhe një propozim që ia kërkova PD për formulimin e KQZ, pastaj i mbetet ekspertizës.

Për gjërat që nuk biem dakord, do i drejtohemi ODIHR. Ne duam që të ezaurhet këtë proces me opozitën, por ky forum nuk mund të kthehet në dëshirë.

Dy çështjet që na ndajnë është administrata zgjedhore, që presim propozimin e PD-së dhe çështja e Kolegjit, ndërsa me të tjerët kemi qenë dakord, për teknologjinë, kanë kërkuar video survejancë për të parë rendin, e kemi pranuar, një rol më aktiv të policisë e kemi pranuar, çështja e kuotave gjinore, po diskutohet.

Vota emigrantëve, kanë gjetur një zgjidhje, meqë do zhvillohet në distancë, këtë ia kemi deleguar KQZ këtë të drejtë, se di mund të ushtrohet vota e emigrantëve. Ne do bëjmë çmos që të kemi konsensus për disa parime”, është shprehur Gjiknuri./abcnews.al